Biden zbulon të ardhmen e Gazës, plani dhe kushtet që të tërhiqet ushtria izraelite
Presidenti amerikan Joe Biden prezantoi në Shtëpinë e Bardhë një propozim izraelit për një armëpushim në Gaza, i cili përfshin tre faza dhe synon t’i japë fund luftës tetë-mujore. Hamasi gjithashtu reagoi pozitivisht ndaj marrëveshjes.
Propozimi i fazës së parë përfshin një armëpushim të për gjashtë javë, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e banuara të Gazës dhe lirimin e disa pengjeve në shkëmbim të qindra të burgosurve palestinezë.
Faza e dytë përfshin lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza, ndërsa faza e tretë fillon me rindërtimin e madh të Gazës nga dëmtimet e luftës. Biden tha se është koha për t’i dhënë fund luftës dhe për të filluar një fazë të re, duke theksuar nevojën për sigurinë e Izraelit. Hamasi shprehu gatishmërinë për një përfundimi të përhershëm të luftimeve.
Reagime pozitive ndaj marrëveshjes erdhën edhe nga Brukseli, ku përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe presidentia e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shprehën mbështetje për përpjekjet drejt një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Ndërkohë, ushtria izraelite konfirmoi se forcat e saj po veprojnë në pjesët qendrore të Rafahut, duke shkaktuar zhvendosjen e rreth 900,000 palestinezëve.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamas thotë se numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori ka arritur në 36,224, megjithëse nuk bëhet dallim mes civilëve dhe pjestrëve të Hamas.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit