Zgjedhjet lokale në Serbi, Hasani kërkon pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve

2 Qershor 2024 | 11:15

Në Serbi mbahen ditën e sotme zgjedhjet lokale për këshillat komunalë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista në Preshevë dhe katër në Bujanoc.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë thirrje që shqiptarët që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje.

“Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojnë”, shkroi ministri Hasani në Facebook, teksa u uroi suksese pjesëmarrësve.

Ditën e sotme më shumë se 4,2 milionë qytetarë të Serbisë do të zgjedhin këshilltarë në zgjedhjet lokale në 88 qytete dhe komuna.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026