Boksieri që u bë pastor, Akil Pano: Ju tregoj si u lidha me Zotin!

2 Qershor 2024 | 18:36

Pastori Akil Pano, ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” në Euronews Albania, ku ka ndarë histori personale nga jeta e tij.

Ai ka treguar në një intervistë përballë Mirela Milorit se si nga një peshëngritës dhe boksier iu bashkua kishës dhe u bë pastor i Kishës Protestante Ungjillore.

“Isha boksier dhe peshëngritës. Në fund të ndryshimit të sistemit komunist ne stërviteshim te disa ambiente që ishin në fakt magazina të kishës ortodokse të rrugës së Kavajës. Në momentin e parë, kur priftërinjtë e kishës filluan të zëvendësonin objektet e palestrës, ne u bëmë kureshtarë se çfarë po ndodh. Kuptuam që objekti do të rivitalizohej.

Unë menjëherë mendova që mund ti ndihmoja pasi isha i krishterë dhe ortodoks. Mu rikthye historia e tregimeve të gjyshit. Pas çdo seance stërvitore unë shkoja në kishën ortodokse. Një ditë, një nga priftërinjtë e kishës, një burrë i vjetër, më jep një libër e më thotë ta lexoj se do gjeja diçka të rëndësishme.

Nuk e kisha idenë se po mbaja në dorë librin për të cilin gjyshi më kishte folur, nisa të lexoj Dhiatën e re të Biblës, e ndërsa kaloj kapitujt 4, 5, isha tërësisht i rrëmbyer. Dukej sikur Jezusi i Biblës kishte nisur tashmë të kishte një komunikim personal me mua. Po kuptoja që në mënyrë krejt graduale, Zoti më kishte thirrur me diçka që shumë njerëz e njohin si mistike, disa si një vokacion të brendshëm shpirtëror. Gjatë rrugëtimit gjithçka mori pamje, në 1992 u pagëzova nga grupi i Kishës Protestante Ungjillor”,-tha Pano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026

Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur...
19:57 | 17/05/2026