Martesa mes dy grave në Tiranë, pastori Akil Pano: Më dhimbset fëmija…
Pastori Akil Pano ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ku ka folur si për histori personale ashtu edhe për histori që kanë ndikim në shoqëri. Ndër të tjerat ai komentoi edhe martesën mes dy grave Alba dhe Edlira, të cilat zhvilluan një ceremoni martese simbolikë në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Pastori tha se ai është kundër diskriminimit të çdo qenie njerëzore, por në foton e martesës së tyre, ka diçka që pastorit “i tejshpon shpirtin”. Ai tha se i dhimbset vajza e çiftit të dy nënave, pasi sipas tij ajo gjithnjë do jetë në kërkim të figurës atërore.
“Unë jam shumë i interesuar që çdo person të gëzojë lirinë e vetë e të mos diskriminohet. Askush nuk meriton të diskriminohet në Shqipëri. Madje unë do të isha avokati i çdo individi, burrë apo grua, pavarësisht gjinisë, e pavarësisht orientimit seksual, pavarësisht fesë apo komunitetit nga vjen, çdo person meriton të mos diskriminohet. Këtë po e them që të pozicionojë veten , se unë jam akuzuar nga ky komunitet si personazh që kam konsumuar gjihë urrejtje.
Unë kam mbrojtur nocionet më të shpejta, mami dhe babi, përkundrejt prindit 1 dhe prindit 2. Por ja ku e kemi prindin 1 dhe prindin 2, kjo është fotoja (tha pastori duke iu referuar imazhit të dy grave që u martuan në ambientet e Bashkisë së Tiranës). Pazëlli është formuar dhe copëza e fundit ja ku është. Kemi të bëjmë me një imperializëm kulturor, me një kundërkulturë e cila kërkon që nëpërmjet një operacioni kirurgjikal kulturor të hyjë brenda kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Kjo që ne shohim në këtë foto nuk është traditë, nuk është kulturë.
Mua në këtë foto më prek diçka, duket sikur ma tejshpon shpirtin, në atë foto është vështrimi i fëmijës që në habinë e vetë që shikon duket sikur po kërkon dikë tjetër. Babai, që nuk është prezentë. Një fëmijë që rriten nga prindër të së njëjtës gjini do jenë gjithmonë duke kërkuar figurën tjetër”,-tha pastori.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi