“Skandali në ujësjellësin e Vlorës”- Jahaj: Paditë e para nisën në vitin 2021
Klevis Jahaj, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth skandalit në ujësjellësin e Vlorës.
Ai tha se paditë e para kanë nisur në vitin 2021. Sipas tij janë rreth 98 çështje të ngritura nga punonjës dhe ish punonjës të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.
“Paditë kanë filluar në vitin 2021-2022, më pas ka filluar një tendencë rritje në lidhje me to, vendimet e para janë edhe të vitit të fundit, të muajit prill 2024. Ajo që kemi analizuar janë rreth 98 çështje, pra 98 punonjës, që ose kanë dalë në pension, ose që vazhdojnë punën në shoqëri, ose ish-punonjës. Vendimet që ne kemi zbardhur deri më tani kapin vlerën rreth 100 milionë lekë të reja. Këto janë të vendimeve që janë marrë aktualisht, pra 18 vendime janë zbardhur, ndërsa të tjerat janë ende në proces.
Ky është shqetësimi më i madh. Ne flasim për një shoqëri tregtare ku gjatë gjithë periudhës së vetë, këta punonjës, pagat e tyre, përcaktimet e shpërblimeve përcaktohen nga kushtet financiare të shoqërisë, nga bordet e tyre të administrimit, dhe nga 2007 e në vazhdim, nuk ka pasur asnjë pretendim as me shkrim e as të organizuar nga ana e punonjësve për mungesën e shpërblimeve të vjetërsisë në punë, por është bërë në mënyrë individuale”,-tha Jahaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 14:40 Apeli vendos fatin e Marine Le Pen, a do të lejohet të kandidojë për presidente? Pse ky vendim është vendimtar për Francën
- 14:36 Kremlini: Stërvitjet detare Rusi-Kinë nuk përbëjnë kërcënim për kombet e tjera
- 14:28 Tragjike në Suedi! Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale