I shpallur në kërkim në Belgjikë, arrestohet në Rinas 35-vjeçari

3 Qershor 2024 | 11:55

Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar në aeroprtin e Rinasit, pasi rezulton person në kërkim. 35-vjeçari është ndaluar me qëllim ekstradimi pasi pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Policia e Shtetit bën me dije se vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

“Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë””, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026