Lideri i Laburistëve në Britani: Të gatshëm të përdorin armët bërthamore
Lideri i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, ka deklaruar se është i gatshëm të përdorë armët bërthamore nëse është e nevojshme për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shpalosi planet e mbrojtjes të Partisë Laburiste. Ai theksoi se “siguria do të jetë gjithmonë e para” dhe se partia e tij ka lënë pas kundërshtimin e Jeremy Corbyn ndaj sistemit bërthamor.
Nëse zgjidhet kryeministër, Sir Keir tha se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe do të përditësojë arsenalin bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar. Ai gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Laburistëve për të përmirësuar shpenzimet për mbrojtjen e vendit në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto, pa vendosur një afat të caktuar.
Partia Konservatore e kritikoi këtë angazhim. Kundër doli gjithashtu dhe Partia Kombëtare Skoceze duke thënë se shpenzimi për armët bërthamore është i gabuar.
Sir Keir theksoi gjithashtu angazhimin e Laburistëve për të marrë një rol udhëheqës në NATO dhe premtoi të mbajë një ministër të dedikuar për veteranët në kabinetin e tij nëse fiton zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve