Partia për Veprim Demokratik fiton më shumë mandate në Preshevë

3 Qershor 2024 | 17:55

Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr në Preshevë nga Ardita Sinani, ka fituar më së shumti mandate në kuvendin komunal të Preshevës, në zgjedhjet e përsëritura lokale, të mbajtura edhe në jug të Serbisë, me shumicë shqiptare, më 2 qershor.

Sinani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se partia e udhëhequr prej Sinanit do t’i ketë 11 ulëse në Kuvendin komunal.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, në krye me Ragmi Mustafën, kanë fituar nga tetë ulëse.

Lëvizja për Reforma e Sami Salihut i ka fituar gjashtë ulëse.

Aleanca për Luginën, e udhëhequr prej Armend Aliut dhe Ilir Sadriut i ka fituar tre ulëse.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në krye me Naser Azirin, e ka fituar një ulëse, sikurse lista “Aleksandar Vuçiq-Presheva Nesër​ “, e lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Para zgjedhjeve, komuna e Preshevës është administruar prej një Autoriteti të Përkohshëm, të emëruar nga Qeveria e Serbisë.

Komuna e Preshevës i ka mbi 33.000 banorë dhe 61.000 të shqiptarëve të regjistruar në Serbi, në regjistrimin e fundit të popullsisë, jetojnë aty.

Shqiptarë ka edhe në Bujanoc dhe Medvegjë, dy komunat tjera në jug të Serbisë, të banuara nga shqiptarët.

Tri komunat në atë pjesë përbëjnë të ashtuquajturën Luginë të Preshevës.

Në zgjedhjet lokale në Bujanoc, Fronti për Ndryshim ka fituar më së shumti vota 19.17 për qind sipas të dhënave të zyrtarit të Komisionit komunal Zgjedhor, Fejzi Beqiri.

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, ka fituar më së paku vota prej të gjitha partive shqiptare që kanë marrë pjesë në zgjedhjet në Bujanoc.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026