“KLP do japë llogari pasnesër”-Gogu: Ne ia kemi dhënë pushtetin, për çfarë do pyeten
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, është shprehur se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të japë llogari pasnesër në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.
Komentet Gogu i bëri në Euronews Albania, ku tha se është Kuvendi që i ka dhënë pushtetin dhe kompetencat KLP-së.
Ai tha gjithashtu se Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion ka për qëllim që të krijojë një plan kombëtar veprimi dhe në fund t’i propozojë Kuvendit ndryshime ligjore me propozim të institucioneve përkatëse (jo me iniciativën e vetë).
“Nuk është komision hetimor. Është një komision që bashkërendon, që krijon një plan kombëtar veprimi dhe në fund mund t’i propozojë Kuvendit ndryshime ligjore me propozim të institucioneve përkatëse, jo me iniciativën e vetë.
Komisioni ka për detyrë që të shohë si është zbatuar ligji deri tani, si janë zbatuar zakonet shtetërore në secilin institucion, si po u shërbejnë ata qytetarëve dhe si mundet të përmirësohet kjo gjë më shumë. Bashkërendimi i dy prokurorive është jetik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do vijë pasnesër në Komisionin e Ligjeve dhe do të japë llogari sesi ka zbatuar rekomandimet që i ka caktuar Parlamenti, sepse nga Parlamenti e kanë marrë pushtetin.
Qoftë nga ligji që është miratuar, qoftë nga kompetencat që i janë dhënë, por edhe nga rekomandimet që i janë dhënë. Ky komision do merret vetëm me këto tre gjëra, mirëqeverisje, sundim i ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona