Argita Malltezi: Si u transformua Altin Dumani dhe 1 histori nga e shkuara

3 Qershor 2024 | 21:58

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha kreu i SPAK, Altin Dumani ka pësuar një metamorfozë në mënyrën se si ai përballet para presionit të politikës.

Ajo tha se dikur task-forca e drejtuar po nga Dumani ka pasur më shumë efikasitet se SPAK-u i tanishëm, e kjo sipas saj është një fakt i shndërrimit të kreut të SPAK përballë kapjes nga politika.

“Unë tregova shumë gjurmë, por gjurma kryesore janë faktet. Po të krahasosh task-forcën e drejtuar nga Altin Dumani në 2008-2009 atëherë kur Dumani nuk ishte i kontrolluar nga pushteti, sot rezultatet janë 300% më të dobëta.

Që të jem e saktë me statistikat, në 2008-2009 kanë qenë 630 zyrtarë të gjykuar vetëm për korrupsion. Në vitet 2022-2023, ishin 199 për korrupsion dhe krim të organizuar. Stafi që ka pasur task-forca në atë kohë, është i pakrahasueshëm forcën që ka sot. Është metamorfoza e Dumanit përballë presionit dhe kapjes politike, ajo që ka ndryshuar”,-tha Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026