“Do nisin problemet nga afrikanët”- Bozdo për marrëveshjen Rama-Meloni: Ç’do ndodhë

4 Qershor 2024 | 21:51

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo, është shprehur se ardhja e emigrantëve afrikanë në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni, do të sjellë probleme shumë të mëdha për vendin tonë.

Komentet Bozdo i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se përshtatja e popullatës afrikane me vendasit do të sjellë probleme të cilat vendi ynë e ka të vështirë t’i përballojë.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria ka hapur një portë për emigrantët pa ia kërkuar askush, por vetëm për një favor ndaj Italisë.

“Vendimi i GJK e detyron qeverinë shqiptare nesër të fillojë të shpenzojë dhe buxhetojë, por problemi i parave që dalin nga buxheti i shtetit është problem, por nuk është ky problemi më i madh. Emigrantët afrikanë në tokën shqiptare do të jenë edhe problem social, jo vetëm për sot, por edhe për dekadat që vijnë.

Problemi që ka sot Europa dhe nesër Shqipëria në Europë është problemi i emigracionit. Ne kemi hapur portën pa na i kërkuar kërkush. Vetëm për një favor. E ka kërkuar Italia për interesat e saj. Kryeministrja italiane ka gjithë të drejtën të kërkojë këtë gjë. Për Shqipërinë minimalisht një kryeministër serioz, këtu duhej një diskutim shumë i gjerë për këtë marrëveshje.

Vende shumë më të zhvilluara të BE-së dhe më të mëdha nuk e përballojnë dot këtë. Ndërveprimi i atij kampi me popullatën vendase do të sjellë probleme të tjera. Edhe sikur të na ishte kërkuar me forcë të madhe, duhet të ishim menduar 2-3 herë ta hapnim këtë derë apo jo”, tha Bozdo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026