“Kërkoi 20 € për orë”, gazetarja: Shqiptarët duan paga më të larta sesa gjermanët

5 Qershor 2024 | 08:59

Gazetarja Migena Zylali, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews ku foli për punësimin e shqiptarëve në Gjermani.

Ajo tha se ka raste kur shqiptarët kërkojnë rrogë më të lartë se gjermanët ndonëse nuk e justifikojnë kërkesën e tyre me aftësi.

Ajo tregoi edhe një eksperiencë të sajën me një vajzë nga shqiptari që kërkoi punë në sallonin e saj.

“Unë pata një vajze nga Elbasani e cila donte të punonte. Ajo donte 20 euro orën, pasi ajo tha se kishte 17 vite eksperiencë në Shqipëri dhe kjo i njihej si master. Por që të njihet si mastër ti duhet të dish veç stilimit të flokëve të grave edhe qethjen e burrave, duhet ti dish të gjitha. Ajo nuk i dinte.

Unë u habita, se unë kam gjermanin që ka 40 vite eksperiencë pune dhe nuk merr aq lekë në orë. Shqiptarët kërkojnë më shumë se ç’duhet. Ajo nuk kishte asnjë klient të sajin, meshkujt nuk mund ti qethte dhe kërkonte 20 euro orën. Mua më leverdis më tepër të paguaj dy punonjës gjerman, se të paguaj atë me atë shifër”,-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024