“Marrëveshje zemre dhe përgjegjësie”, Rama: Nuk kemi bërë kalkulime përfitimesh
Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni kanë mbajtur këtë të mërkurë një konferencë të përbashkët në Shëngjin, vendin ku do të priten fillimisht emigrantët afrikanë të cilët më pas do të transportohen drejt kampit në Gjadër.
Rama tha se marrëveshja me Italinë, ndonëse është përfolur shumë, për përfitime, që sipas tij ai as nuk i ka imagjinuar ndonjëherë, në të vërtet është një marrëveshje pa shumë kalkulime. Ai tha se mbi të gjitha kjo është një marrëveshje zemre dhe përgjegjësie, si një ndihmë ndaj një vendi aleat dhe mik strategjik.
“E kemi përsëritur vazhdimisht se ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo i anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian apo edhe faktin se Shqipëria më në fund pas qindra vitesh ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti e për këtë ka aleat strategjik Bashkimin Europian dhe SHBA, ashtu si ka të gjitha të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Raportet në këtë komunitet nuk janë një menu, që kur ti do të marrësh mbështetje, të jesh i ndihmuar të kesh më shumë mundësi për të investuar në një rrugë drejt ngjitjes në majën ku shqiptarët aspirojnë.
Kur vjen puna te sfidat dhe te momentet që nuk janë patjetër momente lumturie, por janë momente pagjumësie, të thuash “JO”. Ne mund të thoshim jo siç thanë gjithë të tjerët. Duke qenë një vend që jemi në NATO por jemi të vetëdijshëm se nuk kemi ushtri për të kontribuar, na takonte ne edhe për traditën tonë. Ne jemi lindur në një vend që në ADN e ka të shkruar “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj ne e bëmë këtë gjest. Ne po paguajmë për qëndrimin e disa qindra afganëve në hotelin këtu afër me shpenzimet tona. Në mediat italiane kam lexuar gjëra që nuk mund ti imagjinoja, ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, pasi në momentin që do kërkonim euro, ne nuk do të ishim ne. Shqipëria nuk do ishte një mik dhe një aleat nëse do e bënte këtë. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Gjithçka administrohet nga ana italiane.
Çfarë kalkulimesh ka bërë qeveria italiane kur nisi këtu repartin më të madh të zjarrfikëseve kur ra tërmeti? Ata rrezikuan jetën duke kërkuar nën rrënoja, i kam parë vetë. Kur ma kanë kërkuar këtë marrëveshje vendet e tjera i kam thënë që ne këtë mundësi kemi dhe këtë mund ta shfrytëzojë vetëm Italia. Në këtë mes nuk ka asnjë kalkulim. Kjo është një marrëveshje zemre dhe një marrëveshje përgjegjësie në raport me një miqësi strategjike”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)