“Jo kolonializëm italian në Shqipëri”, aktivistja: Pse protestuam kundër Melonit
Teksa kryeministrja italiane, Georgia Meloni gjendej në Lezhë ditën e sotme për të vizituar punimet në kampin e emigranteve, disa aktivistë u grumbulluan në shenjë proteste kundër ardhjes së saj.
Aktivistët u shoqëruan nga policia dhe u mbajtëm në mjediset e komisariatit, ku u morën në pyetje.
Fiorialba Duma, një nga aktivistet që protestoi gjatë vizitës së kryeministres italiane në Lezhë tha në një intervistë për Euronews Albania se, protesta ishte për të treguar se marrëveshja për emigrantët është pasojë e kolonializmit italian në Shqipëri.
“Ngritëm një paralelizëm mes asaj që ka ndodhur në 7 prill të ‘39 dhe kësaj që po ndodh sot. Është një politikë kolonialiste, që është bërë në mungesë të plotë të transparencës, konsultimeve publike, çdo gjë po bëhet në mungesë të konsideratës për kushtetutën shqiptare. Ka një mospërfillje të institucioneve dhe jo më kot ajo marrëveshje thotë se ato toka ku është ndërtuar kampi i përkasin ekstraterritorialitetit italian, është një zonë gri që ne nuk duam ta pranojmë. Unë jam qytetare e Italisë, e Shqipërisë dhe një pjesë e grupimit tonë ka interesa të drejtpërdrejta me Lezhën, është një nismë që është shqiptare”, tha aktivistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta