Ceno Klosi merr detyrën e zv. Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

5 Qershor 2024 | 19:47

Pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë një detyrë të re.

Burime zyrtare konfirmojnë ai është emëruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ceno Klosi është diplomuar për Ekonomi – Financë në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese.

Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026