35-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një kanal vaditës në Greqi
Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në zonën e Koulouta, Imathia në Greqi.
Sipas mediave të huaja, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Vendi ku u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.
Në aksionin për gjetjen e tij kanë marrë pjesë forcat e Policisë e Zjarrfikësja dhe trupi i tij është nxjerrë pak para orës 16:00.
Në vendngjarje kanë qenë 15 zjarrfikës me 4 vetura, mes të cilëve edhe një ekip zhytës nga EMAK me një gomone shpëtimi.
Ndërkohë Policia po kryen hetimet paraprake për të zbuluar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda