Protestuesit përplasen me policinë dhe djegin goma, bëhet gati autoboti me ujë
Protesta e opozitës para Parlamentit është përshkallëzuar rreth 1 orë pas nisjes së saj teksa protestuesit i kanë vënë flakën gomave të vendosura në 2 lokacione të ndryshme përballë sallës së seancave plenare.
Një grup protestuesish janë përplasur me policinë që ka krijuar një kordon, duke tentuar të hyjnë në sallën e kuvendit.
Gazetarët e Euronews Albania që po ndjekin protestën në terren kanë sjellë pamje të makinës më ujë të policisë që është bërë gati, me gjasë për të shpërndarë protestuesit nëse dhuna përshkallëzohet.
Edhe brenda sallës së parlamentit ku po zhvillohet seanca ka pasur herë pas herë tensione pasi deputetët e opozitës janë afruar pranë foltores dhe kanë debatuar me kryetaren Lindita Nikolla. Kjo e fundit ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat Flamur Noka për gjuhë “të pahijshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët