Miqësoret në prag të Euro 2024, nuk “zhgënjejnë” të mëdhenjtë

6 Qershor 2024 | 11:24

Kur duhen edhe 8 ditë nga fillimi i Gjermani 2024, pjesëmarrësit nxitojnë tu japin dorën e fundit përgatitjeve për fazën finale. Me këtë objektiv luajtën dhe fituan miqësoret e rradhës pretendentë si Franca dhe Spanja por nuk mbetën pas as Belgjika dhe Danimarka. Të mëdhenjtë e të mërkurës nuk i lanë asgjë rastësistë duke mos zhgënjyer aspak.

12 gola në 4 ndeshje ndaj rivalësh jo të gjithë modestë. I pritshëm suksesi iberik në derbin ndaj Andorrës me 3 golëshin e Oyarzabal në pj e dytë. Ndërsa sfidën që hapi Perez e mbylli Torres në shtëpi.

Tripletë e Le Bleus që kërkuan 43’ për të zhbllokuar rezultatin ndaj Luksemburgut në Metz. Dy asist nga kapiteni Mbappe, një për cdo pjesë që u shfrytëzuan nga Muani dhe Clauss mjaftuan për të vënë qetësinë në lojë. 5’ nga fundi i kohës së rregullt, Mbappe gjeti një gol personal për të kompletuar mbrëmjen.

Dy kartona të verdhë për Brnovic ndihmuan Belgjikën të shënonte 2 herë në portën e malazezëve që u ndëshkuan në fundin e cdo pjese. De Bruyne në të parën dhe Trossard në të dytën mjaftuan për fitoren e të besuarve të Tedesco-s.

E ngushtë ishte fitorja e Danimarkës në derbin nordik ndaj Suedisë. Dy gola të shpejtë brenda 9’ përcaktuan barazimin e pj së parë. Hojbjerg dhe Isak pritën 4 minutat e fundit për të njohur rezultatin kur Eriksen shënoi golin e fitores për danezët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026