Ndërroi turnin me 31-vjeçarin para vrasjes, flet recepsionistja e hotelit në Dhërmi

6 Qershor 2024 | 21:03

Recepsionistja që ndërroi turnin me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi para se ai të vritej mesnatën e djeshme me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu, ka rrëfyer për mediat detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Ajo tha se krimi ndodhi në pjesën e parkingut të makinave, pranë dhomave të stafit.

Sipas saj, viktima ishte tip i lëvizur e jo shumë i rregullt dhe nuk kishte shenja për një njohje të mëparshme të tij me autorin e krimit.

“Nuk ka shumë kohë, ka disa ditë që ka nisur punë. Ishte pak si tip i lëvizur, nuk është se më ishte dukur ndonjë djalë shumë i rregullt. Me Geraldin nuk është se kam biseduar shumë, më shumë kam biseduar me pronaren se ai kishte pjesën e Restorantit. Nuk është se jemi ndeshur shumë për të biseduar. Dje në orën 10:30 në darkë më ndërroi Eraldi.

Nuk kam dëgjuar zhurma të shtënash. Geradi dhe Eraldi nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh nga ora 09:00 sot në mëngjes, kur më solli mami mëngjesin sot në dhomë. Më tha që kishte ardhur policia. Me sa thonë këta ngjarja ka ndodhur te pjesa e parkingut këtej mbrapa, te dhomat e stafit.

Do vazhdojmë punën. Dhamë deklaratat në Polici. Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si një i panjohur. Tha fillimisht që po kërkoj punë për barist. I thanë këta do presësh sa të fillojë bari. Dhe i thanë hajde puno në recepsion. Mami erdhi këtu nga një sugjerim i një shoqeje tjetër. Në punë ndihem shumë mirë, nuk kam ankesa për pjesën e sigurisë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata akuzohen për kultivim bimësh...
13:01 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026