Rikthehen ndihmat në Gaza, riaktivizohet struktura amerikane për rrugën detare

8 Qershor 2024 | 12:17

Ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza në rrugë detare, përmes një skele të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë të lëvizin në ditët e ardhshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur të shtunën burime ushtarake izraelite, pasi riparimet e strukturës kanë përfunduar.

“Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë nisur garantimin e sigurisë në zonën bregdetare përreth strukturës amerikane, riaktivizimi i së cilës në funksion të shpërndarjes së ndihmave humanitare për banorët e Gazës do të fillojë në ditët në vazhdim”, thuhet në një komunikatë.

Komanda Qendrore amerikane deklaroi të premten se kishte rivendosur skelën e përkohshme të ankoruar në brigjet e Gazës, që ishte hequr pasi objekti ishte dëmtuar kur kishin kaluar vetëm dy javë nga nisja e përdorimit.

Ndihmat synojnë të lehtësojnë katastrofën humanitare në Gaza, që është shumëfishuar në 8 muaj, që kur Izraeli nisi ofensivën si reagim ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, që vrau 1.200 persona në Izrael.

Që prej atëherë, mbi 36 mijë persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi, dhe pjesa dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është detyruar të zhvendoset.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026