Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në humnerë. Kërkime me helikopter

8 Qershor 2024 | 12:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë ku një mjet ka humbur kontrollin duke rënë disa metra në greminë.

Pas disa orë kërkimesh, ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të lokalizojnë mjetin që doli nga rruga në aksin Fushë- Buall Shushicë dhe që përfundoi në greminë.

Brenda mjetit u gjet i pajetë vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Nazmi Boja, i cili po udhëtonte i vetëm.

Gjetja e mjetit u bë e mundur fal ndërhyrjes së ekipit të Emergjencave Civile, për shkak se ndërhrja nga toka ishte shumë e vështirë.

Dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni malor e vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen ën vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026