Qeveria paketë për bujtinat, Rama: Bankat do japin kredi, barrën kryesore shteti
Qeveria do të mbështesë bujtinat në zonat malore përmes një pakete e cila do të bëhet me dije së shpejti. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama, i cili theksoi se shteti do të ketë barrën kryesore në mundësimin e kredive në banka.
Qeveria synon të mbështesë bujtinat në zonat malore. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, ku zhvilloi një bashkëbisedim me 2 sipëmarrëse që kanë ngritur bujtina në veri dhe jug të vendit.
Kreu i qeverisë deklaroi se janë drejt hapave të fundit për ta bërë publike këtë paketë, e cila do të ketë ndihmën e shtetit në marrjen e kredive.
“Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi”, tha Rama.
Po ashtu, qeveria po synon dhe nxitjen e shqiptarëve që janë emigruar jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të rijetësuar banesat e gjyshërve në zona të thella të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)