Aksidentoi me motor turisten në Berat, lihet në arrest shtëpie 20-vjeçari
Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motor tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th,33-vjeçe.
Masa e sigurisë është kryer në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekeve, pas plagëve të marra nga aksidenti. Duke parë dinamikën e aksidentit, ku 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja ka rezultuar se i ka prerë rrugën motorit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit,gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Aksidenti ndodhi tre ditë më parë në qendër të qytetit,tek Ura Varur.Motorri,me targa BP 293,që drejtohej nga 20-vjeçari Emilio Zema,duke qarkulluar nga Ura e Goricës në drejtim të Urës së Varur,ka goditur një tursite nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Përplasja ka qene aq e fortë saqë turistja S.Th,33-vjeçe dhe drejtuesi i motorrit,Emilio Zema,20-vjeç,janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku 20-vjeçari ndodhet ende i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të shumta që ka marrë,ndërkohë që turistja 33-vjeçe S.Th,pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së