“Naftën ta paguajmë ne”- Debat mes Bidos e Sulit për zgjedhjen e Belerit eurodeputet

10 Qershor 2024 | 22:08

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli dhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, janë ‘përplasur’ në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me zgjedhjen eurodeputet të Fredi Belerit.

Marin Suli tha se Beleri do të jetë një zë i fortë në Parlamentin Europian për denoncimin e problemeve, duke e quajtur atë një eurodeputet greko-shqiptar.

Bido iu kthye duke i thënë se Beleri është eurodeputet grek dhe jo shqiptar.

Kjo çoi deri në përplasje personale mes tyre, ku Suli i tha Bidos se është servil i Edi Ramës dhe naftën ia paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Nga ana tjetër Bido tha se Suli merr para nga vendi fqinj, Greqia, për të bërë politikën e saj në Shqipëri.

Pjesë nga debati në studio:

Suli: Një nga zërat më seriozë në denoncimin e problemeve do jetë eurodeputeti i ri shqiptaro-grek, Fredi Beleri.

Bido: Është deputet grek. Nuk është shqiptar. Për ta saktësuar për publikun.

Suli: Po do ta bësh mbiemrin Suli unë të ndihmoj të të birësoj ndonjë nga fisi jonë, por nuk besoj se ke nevojë për këtë.

Bido: Për saktësi për publikun.

Suli: Asnjë nga ne, Beleri, unë dhe gjithë himariotët nuk e barazojmë Shqipërinë me Edi Ramën.

Bido: Po ti nuk je himariot.

Suli: Edhe ai që është servili i Edi Ramës dhe nëpunësi i Ramës, është shumë i mirë, por… Nejse ai është si Edi Rama. Po ne të tjerët themi.

Bido: Ndaje pak se nuk je himariot, e ke nisur me dy fyerje të drejtpërdrejta, por unë nuk dua të merrem me ty. Siç e the në pushim që punon për Greqinë, shumë mirë, puno për qeverinë tënde.

Suli: Ti puno për Ramën, je vartësi i Ramës. Ti je në rregull se naftën ta paguajmë ne taksapaguesit.

Bido: Jam drejtori i përgjithshëm i Arkivave. Një punë që e bëj me krenari dhe për t’y është problem i madh sepse ai institucion ruan identitetin kombëtar. Nuk jam si ti që merr euro nga shtete të tjera.

Suli: Po më gjete një euro në xhep nga vende të tjera hajde i ndajmë bashkë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026