Gjykata i dha vulën, Berisha: Fitorja e sotme, më e rëndësishmja në historinë e PD
Ish-kryeministri Sali Berisha foli për herë të parë para simpatizantëve të tij pasi Gjykata e Apelit vendosi ditën e sotme t’i japë vulën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare.
Berisha e cilësoi të sotmen si fitoren më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike.
“Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike. Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.
Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave. Por pse sakrifikojmë ne? Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve. Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik. Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar. Ne sakrifikojmë për demokracinë. Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike”, tha Berisha para përkrahësve të mbledhur në të ashtuquajturën Rrugica e Shpresës, që këtë të martë ishin më të shumë se zakonisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut