Blindohet Gjermania, ashpërsohen masat e sigurisë në prag të Euro24
Gjermania po përgatitet të zbatojë masa të rrepta sigurie për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024, që nis të premten. Policia federale po realizon angazhimin më të madh që nga themelimi në vitin 1951.
Rreth 22 mijë oficerë do të jenë në detyrë çdo ditë, pa ndërprerje, deri në fund të turneut, në mes të korrikut. Ata do të mbështeten gjithashtu nga kolegë të huaj.
“Ekziston rreziku i mirëfilltë pasi sporti nuk mund të konsiderohet i izoluar nga eventet e botës politike. Duhet të përgatitemi njësoj si për luftë, apo një konflikt politik, pasi diçka e tillë mund ta tejkalojë sportin. Ne, si polici, po përpiqemi të përgatitemi sa më mirë, edhe përmes stërvitjes së sotme. Dhe mesazhi për tifozët e futbollit që duan të ndjekin sportin është se janë të mirëpritur dhe se ne si polici në nivel shtetëror dhe federal po përgatitemi 100 për qind”, deklaroi Karsten Taeschner, zëdhënës i policisë.
Dhuna e futbollit në mbarë Evropën është intensifikuar në vitet e fundit, me episode shqetësuese në Greqi, Turqi dhe Francë. për Euro 2024-n, Gjermania po bëhet gati të presë qindra mijëra tifozë.
Eventi do të zhvillohet në 10 qytete të ndryshme, 4 prej të cilëve ndodhen në rajonin e populluar metropolitan Rehni-Ruhr, ku mund të hyhet lehtësisht nga vendet fqinje për shkak të lidhjeve hekurudhore.
Euro 2016 në Francë u shënua nga akte dhune pasi huliganët rusë sulmuan tifozët anglezë në Marsejë. Gjithashtu, ndeshja e së dielës e Anglisë kundër Serbisë është cilësuar nga UEFA si me rrezik të lartë.
Fansat do të mund të pinë vetëm birra me prani të ulët alkoolike jashtë stadiumit, ndërsa pijet brenda stadiumeve nuk do të lejohen, në kuadër të një ndalimi që do të hyjë në fuqi.
Ekipe të tjera të rrezikuara konsiderohen Polonia, Kroacia, Rumania, Holanda dhe Republika Çeke.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve