Mitsotakis ristrukturon qeverinë greke pas zgjedhjeve në PE, emrat që janë ‘në lojë’

13 Qershor 2024 | 10:47

Rezultati jo i pritshëm i zgjedhjeve europiane ka bërë që kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis bëjë një ristrukturim të qeverisë, me synimin kryesor për një trajtim më efektiv të problemeve të përditshme.

Sipas mediave në vendin fqinj, thonë se Kyriakos Mitsotakis ka vendosur për ndryshimet që do të bëjë dhe është çështje ditësh që të bëhen njoftimet përkatëse.

Duke qenë se në fundjavë Mitsotakis do të largohet në Zvicër për konferencën për Ukrainën dhe të hënën do të shkojë në Bruksel për një këshill joformal, skenari që riorganizimi të shpallet nesër pasdite është më i mundshmi.

Në fakt pritet që të bëhet fillimisht mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe vlerësimi i rezultatit zgjedhor dhe më pas Kyriakos Mitsotakis të kërkojë dorëheqjet e ministrave përkatës.

Për ministrat e pazhvendosur, sipas informacioneve, mes tyre janë Nikos Dendias, Makis Voridis, Akis Skertsos, Pavlos Marinakis, Kostis Hatzidakis, Giorgos Gerapetritis dhe Adonis Georgiadis.

Se kush do të ndryshojë portofolet, emrat në lojë janë Christos Staikouras, Thodoris Skylakakis, Nikos Papathanasis, Nikis Kerameos dhe Domnas Michailidou.

Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, qeverisë së re pritet t’i bashkohen Takis Theodorikakos, Thanos Plevris dhe Notis Mitarakis.

Gjithashtu, disa informacione thonë që Makarios Lazaridis, Dimitris Markopoulos dhe Kostas Giulekas do të marrin disa poste në qeveri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026