Mbyllet Konferenca Europiane e Interpolit në Tiranë, Balla: Shkëmbyem njohuri

13 Qershor 2024 | 13:09

Është mbyllur Konferenca Europiane e Interpolit që u mbajt këto dy ditë në Tiranë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha gjatë fjalës së tij në mbyllje të konferencës se gjatë këtyre ditëve kishin shkëmbyer një sërë njohurish për një gamë të gjerë çështjesh.

Balla tha se Interpol zotëron aftësi dhe kapacitete për t’u përballur me sfidat që kërcënojnë Europën.

Në mbyllje të fjalës së tij, Balla i ftoi të pranishmit që ta vizitonin edhe privatisht Shqipërinë, për të parë nga afër bukuritë e vendit tonë.

“Kemi shkëmbyer sëbashku njohuri kritike për një gamë të gjerë çështjesh. Nga kërcënimet e reja të sigurisë dhe krimi i organizuar, nga ndikimi dhe impaktet që kanë, nga krimi kibernetik dhe kompjuterik, si dhe përdorimin strategjik të aftësive të interpolit. Diskutimet kanë nxjerrë në pah vendosmërinë kolektive dhe strategjitë inovatore për t’i kapërcyer ato.

Intepol zotëron kapacitete dhe aftësi për të luftuar këto sfida. Përmes rrjeteve të gjera të informacionit, Interpol ndihmon në identifikimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave për parandalimin e tyre.

Kjo përfshin shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, zbatimin e ligjit dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta. Do largoheni nga Shqipëria me një pamje dhe memorie shumë të bukur për të. Keni një ftesë për të ardhur dhe ta vizitoni privatisht vendin tonë të bukur. Sigurisht do keni guidën tonë. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026