“Vetting për arbitrat”- Policia mund gazetarët në futboll, Balla shënon me penallti
Futbolli ka bërë bashkë të diëlën efektivë të Policisë së Shtetit dhe gazetarë të kronikës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Ekipi i Policisë arriti të fitonte kundrejt gazetarëve me rezultatin 3-1, ku ministri Balla shënoi me penallti.
Gazetari i kronikës në Euronews Albania, Eni Ferhati dhe këshilltari i ministrit Balla, Florenc Qosja, kanë qenë në studion e emisionit “Good Morning Albanians” ku kanë folur mbi këtë ndeshje.
Me nota humori Ferhati tha se ndeshja ka qenë e trukuar dhe herën tjetër do të bëjnë ‘vetting’ për arbitrat.
Nga ana tjetër Qosja tha se nëse do të hiqnin penalltinë dhe golin e anuluar të gazetarëve, atëherë ndeshja mund të dilte edhe barazim.
Pjesë nga biseda në studio:
Ferhati: Para takimit mbajtëm një minutë heshtje për të gjithë të rënët e Policisë në krye të detyrës. U ndie lodhja, sepse kishim të bënim me profesionistë që pjesë të punës së tyre kanë stërvitjen. Ndeshja ka qenë të dielën në orën 20:00 në shtëpinë e futbollit, por ishte lajmëruar më herët për organizimin. Ishin më komodë, më të privilegjuar. Këta kishin marrë edhe përforcime parlamentare, zotin Denis Deliu, i cili vjen nga karrierë ushtarake. Edhe ia dolën, por ne do luajmë prapë, nuk do e kenë të lehtë. Ne ishim 16 gazetarë, pjesa më e madhe kërkonin të ndërroheshin. Herën tjetër do i çekojmë, do bëjmë vettingun për arbitrat, do marrim masa paraprake.
Këshilltari: Edhe pse rezultati flet ndryshe, për mua ndeshja ka dalë barazim. Nëse penalltinë do e quajmë të dyshimtë, nuk do e quajmë. Dhe do të quajmë edhe golin që me pa të drejtë u anulua. Në këtë futboll amator mund të neglizhohen edhe këto padrejtësi.
Ferhati: Pastaj penalltia nuk ngurroi arbitri sapo pa një prektje të topit me dorë e gjuajtur nga ministry, u akordua direkt penallti. Nuk e zgjatëm shumë kundërshtimin, sepse pastaj nga fusha mund të kalonim…
Këshilltari: Ju siguroj që penalltia ka qenë e saktë, sepse ne kemi marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të rrugës. Ka qenë një shkëputje e dorës diku mbi nivelin e supit, që tregon se dora e mbrojtësit të gazetarëve ka penguar kalimin e topit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset