Fitoi gjyqin për vulën, ja hapat që do të ndjekë tani grupi i Berishës
11 qershori ishte një datë vendimtare për fatet e Partisë Demokratike dhe për të dyja grupimet që për gati 3 vite kanë dubluar se kush do e mbante vulën dhe siglën zyrtare të kësaj force politike. Nga ky moment për grupimin e quajtur si “Rithemelimi” lind e drejta për t’u regjistruar dhe për të përfaqësuar Partinë Demokratike në çdo institucion shtetëror.
Në rend procedural, si fillim do duhet të pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës së Apelit. Për këtë të fundit nuk ka një afat fiks, por zakonisht merr nga 21 deri në 42 ditë.
Pas zbardhjes së vendimit, përfaqësuesit ligjor depozitojnë në gjykatën e shkallës së parë kërkesën për të bërë ndryshimet në regjistrin kombëtar të partive për të njohur si fillim Komisionin e Rithemelimit e më pas si rrjedhim Sali Berishën, si kryetar të PD. Në Gjykatën e shkallës së parë do të depozitohen të gjitha aktet që grupi i Berishës ka ndërmarrë nga 11 dhjetori 2021, e deri në momentin kur Gjykata zbardh vendimin.
Në vijim, me logon e Partisë Demokratike dhe firmën e Sali Berishës bëhen edhe kërkesat në institucionet e tjera shtetërore duke nisur nga KQZ e deri tek përfaqësuesit në AMA, ku emërohen individë të zgjedhur nga Berisha dhe struktura e partisë që ai drejton.
Pasi është bërë zbardhja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe regjistrimi në regjistrin kombëtar të partive, bëhen edhe kalimet e financave nga ata që kanë qenë të emëruar nga Lulzim Basha tek ata që zgjedh Berisha. Ky i fundit me autoritetin e kryetarit të PD, bën njoftimet përkatëse në institucionet përgjegjëse për ndryshimet që kanë ndodhur në parti.
Në raportet me ndërkombëtarët, pas vendimit të Gjykatës, PD do të ripërtërijë kontaktet me partnerët e huaj duke nënvizuar ndryshimin në lidershpin e partisë që kalon nga Basha te Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)