Vera “ndez” zjarret në Gjirokastër, evidentohen disa vatra, dyshohen të qëllimshme
Në zonën e Gjirokastrës si shkak i motit të nxehtë po regjistrohen zjarret e para të verës kryesisht në sipërfaqet me kullota apo vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.
Megjithëse vatrat e zjarrit kanë shkaktuar dëme të vogla materiale specialistët zjarrfikës shprehen me shqetësim që zjarret e këtyre ditëve kanë qenë të qëllimshme.
“Sezoni i verës ka filluar nuk kemi pasur raste të zjarreve masive por raste të zjarreve kemi pasur dhe kemi vënë re që kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme për djegie mbeturinash, kërkoj sensibilizimin e të gjithë popullatës sepse tashmë dihet ka shumë vjet që është me ligj që nuk lejohen zjarrvëniet, ne kemi proceduar me masa disiplinore dhe realisht do të vijojmë të procedojmë me masa disiplinore për çdo njeri që thyen ligjin, ndot ambientin dhe që vendos zjarr”, tha Aurora Çani, specialiste për Parandalimin e Zjarreve.
Gjithashtu, një grup pune i Shërbimit Zjarrfikës po inspekton respektimin e masave për mbrojtjen nga zjarri në bizneset lokale dhe kryesisht në strukturat akomoduese dhe të shërbimit për turistët.
“Kemi filluar dhe po procedojmë në një grup të përbashkët pune edhe me IMT-në për kontroll në të gjitha subjektet duke i dhënë prioritet pjesës së hotelerisë sepse siç dihet ne jemi edhe një qytet që presim shumë vizitorë dhe siguria duhet të jetë primarja”, u shpreh ajo.
Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër sensibilizon banorët që të njoftojnë në çdo rast kur konstatojnë zjarre gjatë periudhës së verës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur