Apeli i GJKKO vendos të shtyjë vendimin për Belerin, do jepet në 25 qershor

14 Qershor 2024 | 13:49

Gjykata e Posaçme e Apelit tha këtë  të premte se do të vendosë më 25 qershor për ankesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të 2023.

Ditën e sotme ai ka kërkuar të shpallet i pafajshëm. Avokatja e tij tha se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri ka kryer aktin e blerjes së votave, ndërsa shtoi se përgjimet e plaigjshme nuk mund të konsiderohen prova.

Kujtojmë se Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026