Qarkullonin me 100 mijë euro në makinë, në hetim 2 persona në Fier. Çfarë dyshohet
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia në Fier, pasi u kapën në flagrancë teksa qarkullonin me shuma të mëdha parash në automjetin e tyre.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet se këto para janë përfituar nga aktivitetet kriminale të kryera jashtë vendit.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë.
Ndërkohë vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
Njoftimi i Policisë:
Fier- Dy persona janë në procedim penal pasi u kapën teksa qarkullonin me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.
Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;
-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre, informoi sot policia e Fierit.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë.
Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill