Euro2024, gazetari i Deutsche Velle: Uroj për një finale Shqipëri-Gjermani

14 Qershor 2024 | 20:59

Gazetari i Deutsche Velle Bahri Cani, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Gjermani tha në emisionin Review në Euronews Albania kampionati evropian është një eveniment shumë i rëndësishëm për Gjermaninë jo vetëm në rrafshin futbollistik.

Ai shprehu dëshirën për një finale Shqipëri-Gjermani, ku siç tha nuk do kishte dyshime se për kë do të bënte tifo.

“Si gjerman dhe si shqiptar, i kam të dyja fanellat. Kam shprehur dëshirën time që Shqipëria dhe Gjermania të ndeshen në finale, për mua nuk do të ishte e vështirë se këtë të kuqen e kam në zemër. Për Gjermaninë është një eveniment shumë i rëndësishëm edhe për shkaqe ekonomike dhe politike. Këto ngjarje ndikojnë edhe në shoqëri. Kurrë nuk kemi pasur një kampionat kaq të barabartë se sot askush nuk e di kush do të fitojë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026