Meta shfaqet me vare në Roskovec, mbështet banorët që kundërshtojnë TEC-in
Presidsenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi mëngjesin e kësaj të shtune një takim me banorë të Roskovecit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në zonë.
Meta u shfaq në Roskovec me një vare, ku prishi një nga strukturat e ndërtuara aty për TEC-in.
Meta në deklaratën e tij me tone të ashpra, tha se ndërtimi i parashikuar në Roskovec dëmton bujqësinë e zonë, duke falimentuar fermerët.
“Qëllimi është shkatërrimi i bujqësisë dhe blegtorisë, largimi juaj prej këtu, që Shqipëria të kthehet në një gropë të madhe termocentralesh kriminale e inceneratorësh që të vjedhin pafund. Qëndresë heroike, edhe këto piketat që kanë vendosur këtu, ku është vareja, merrni çdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër këtyre pushtuesve.
Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj, mua këtu më keni me kallash në dorë, di të qëlloj mirë, nuk më dridhet dora. Edhe njerëzit kudo ku i keni jashtë, mobilizojë”, tha Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak