Turistët mbushin Sarandën| Të orientuar drejt plazheve publike, shkak çmimet e lira
Muaji qershor e ka gjetur Sarandën duke pritur qindra-mijëra turistë nga mbarë bota.
Plazhet me ujëra të pastërta të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar.
Këtë fillim sezoni turistët duken më të prirur për të kursyer para kur vjen puna tek plazhi, duke shfrytëzuar plazhet publike.
“Vendi është shumë i pastër, vend për plazh ka, është shumë i hapur, uji është shumë i mirë. Shezlloni është 15€ -20€. Ne jemi nga Boston por kemi shtëpi në Përmët”, tha një turist.
“Është shumë bukur nuk kam asgjë negative për të thënë është perfekt. Aktualisht ka mjaftueshëm hapësirë, ndoshta më vonë në fund të korrik do të jetë i mbushur por tani ka hapësirë”, tha një tjetër i intervistuar.
Për një pushuese nordike, Saranda është një nga vendet më të bukura që ka vizituar. Teksa ka vendosur të pushoj në plazh publik, thotë se pastërtia nuk është në nivelet e duhura.
“Eshtë një nga vendet më të mira në këtë kohë të plazhit, jemi prej disa ditësh këtu dhe po më pëlqen shumë, me pëlqen plazhi, e di që pak më vonë do të jetë plot me turistë kështu që ne po e shijojmë këtë kohë sepse ka hapësirë mjaftueshëm. Dje ishte kohë me re nuk kishte shumë njerëz, por plazhi duhet të jetë pak më i pastër dhe çfarë më bëri përshtypje është që ka shumë qen nëpër rruge dhe plazh, më bëri përshtypje sepse në Norvegji nuk ka qen në rrugë”, tha ajo.
Rritja e temperaturave ditët e fundit ka filluar të mbushi plazhet e Sarandës me turistë dhe jo vetëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve