Skandali i qeverisë së re maqedonase, Gazetari: “Këndonin këngë anti-shqiptare”
Gazetari Furkan Saliu, i ftuar në Euronews Albania, tregoi kush do të jetë në krye të institucioneve të Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se një numër i madh i ministrave serb janë përfshirë në skandale, ku njëri prej tyre ka marrë pjesë në tubimet e presidentit rus Putin.
Gazetari gjithashtu shtoi se problem është fakti që shumë prej tyre janë anti- shqiptarë.
“Ka disa emra problematikë si ai i Ivan Stoilković do të jetë Ministër i Marrëdhënieve mes Komuniteteve. Ky person është parë të jetë pjesë të tubimeve të Putin në Moskë ku kanë qenë të ftuar dhe politikanë të tjerë pro-rus. Problematik është dhe Ministri për Qeverisjen Lokale i cili ishte i përfshirë në një skandal me një fond ndërkombëtar. Problemi është se ka emra që hapur kanë shprehur anti- shqiptarizmin e tyre. Njëri prej tyre është përfshirë në një skandal teksa këndonte këngë anti-shqiptare”, tha gazetari.
Saliu tha se megjithëse dy zv/kryeministrat do të jenë nga Shqipëria dhe Serbia, numri i ministrave shqiptarë është shumë më i madh.
“Shqiptarët kanë ministritë më të rëndësishme, nuk krahasohet ndarjet në poste, por do të ketë debat për këtë temë sepse ka ministra që kanë skandale, janë përfshirë në korrupsion dhe janë pro- rus dhe pro-serb”, tha Saliu.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet