E kryqëzuan në rrjetet sociale, Elseid Hysaj kërkon ndjesë për gabimin

17 Qershor 2024 | 18:36

Futbollisti Elseid Hysaj ka reaguar me anë të një postimi ku ka kërkuar falje tifozëve shqiptarë për atë që ai e ka quajtur një gabim teknik dhe instiktiv, gjë që çoi në golin e dytë të shënuar nga Italia dhe i dhuroi asaj fitoren përballë Kombëtares në ndeshjen e të shtunës.

Që prej të shtunës Hysaj ka qenë futboliisti më i përfolur në rrjete sociale për shkak se duke shmangur topin, i dha fitoren Italisë. Ai madje mbylli edhe rrjetet sociale.

“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kërkoj ndjesë të gjithë tifozave shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores! Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.

Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.

Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone”,-shkruan Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026