Humbja me Italinë, ish-kapiteni Lala tregon arsyet: S’duhet të tërhiqeshim aq shumë

17 Qershor 2024 | 20:46

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, në një lidhje për Euronews Albania ka bërë një analizë të ndeshjes mes Shqipërisë e Italisë në Euro 2024, të luajtur 2 ditë më parë në Dortmund të Gjermanisë.

Lala tha se një nga shkaqet kryesore të humbjes është tërheqja e ekipit kombëtar më shumë se ç’duhet, pas golit të parë të Bajramit.

Lala tha se është e vështirë që duke qëndruar vetëm në mbrojtje t’i rezistosh një ekipi si Italia, e cila pavarësisht se sipas tij flitet se nuk ka lojtar cilësor, është një ndër skuadrat më të mira në botë.

“Ishte një festë e jashtëzakonshme, unë kam luajtur për fat në Gjermani, edhe në Dortmund, ku në ndeshjet e Bundesligës në stadium janë 80 mijë shikues. Por kjo atmosferë pas golit, ne praktikisht filluam lojën me 1-0. Pas 23 sekondash shënuam, ishte një atmosferë e jashtëzakonshme.

Njerëzit që ishin në stadium kanë qenë të eksituar. Por mendimi im është se ne filluam të tërhiqeshim jashtë mase shumë, nuk reaguam ashtu siç duhej. Natyrisht 1-0 ishin akoma 90 minuta të luaje dhe ishte gabim nga ana taktike që të tërhiqeshe aq shumë dhe pothuajse se përveç Brojës ishin gjithë lojtarët para 16-shës.

Kështu nuk mundesh të rezistosh 90 minuta par Italisë, që megjithëse thuhet se nuk ka shumë emra të mëdhenj, është një Kombëtare me histori që hyn te më të mirat në botë për mendimin tim”, tha Lala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026