Shtëpia e Bardhë akuzon të djathtën për dezinformim
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar “kritikët e krahut të djathtë” për zgjedhjen selektive të videove në një fushatë “dezinformimi” për të vënë në dyshim gjendjen mendore të presidentit Joe Biden.
Në incidentin më të fundit, kundërshtarët e Biden pretenduan se ai përjetoi një moment konfuzioni në skenë këtë fundjavë.
Shtëpia e Bardhë ndau pamje të tjera që tregonin se Biden thjesht ndaloi për të marrë duartrokitje.
Mprehtësia mendore e zotit Biden, 81 vjeç, dhe e sfiduesit të tij 78-vjeçar, Donald Trump, janë vënë nën vëzhgim ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë po nxehet.
Një sondazh tregon se mosha dhe aftësitë e zotit Biden po tërheqin më shumë vëmendjen e votuesve.
Sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre në konferencën e përditshme për shtyp tha se “këto video të manipuluara janë bërë me keqbesim”.
Videoja u bë virale pasi Biden organizoi një mbrëmje gala në Los Anxhelos të shtunën mbrëma.
Ngjarja kryesua nga George Clooney, Barbra Streisand, Julia Roberts dhe prezantuesi, Jimmy Kimmel.
Mediat konservatore shpërndanë një video të zotit Biden duke qëndruar në skenë teksa ishte hutuar. Trump ndau klipin në platformën e tij, Truth Social, duke komentuar: “A është vërtet presidenti që doni?”
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm