Rama i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut në Kryeministri

18 Qershor 2024 | 12:42

Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar u instalua mëngjesin e kësaj të marte në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, ku Kryeministri Rama, së bashku me punonjës të administratës iu nënshtruan procedurës së dhurimit të gjakut.

Gjatë vitit 2024 janë dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi. Këtë e dëshmoi edhe një prej mjekeve të ekipit, e cila shpjegoi ndër të tjera se dhuruesit e rregullt dhe periodikë mbrojnë njëkohësisht me këtë akt, organizmin e tyre nga një sërë sëmundjesh.

“Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm viti 2024 sepse kemi dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi, përveçse ne bëjmë një gamë të gjerë analizash dhe këto çdo dhurues i përfiton falas. Por dua te them dhe disa benefite që ka individi kur dhuron gjak. Një prej tyre është që mbahen në nivele të shëndetshme depozitat e hekurit. Duke dhuruar gjak në mënyrë periodike dhe  të hekurt këto depozita të hekurit mbahen në këto nivele që janë të shëndetshme për organizimin, duke bërë të mundur të na mbrojnë nga një sërë sëmundjesh, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet neurologjike, bëjnë të mundur që viskoziteti i gjakut të ulet dhe në këtë mënyrë ne mbrohemi nga gjithë këto sëmundje. Një studim me evidencë shkencore që është bërë nga studiues të huaj kanë treguar që nëse dhurohet gjak prej 6 vitesh në mënyrë të rregullt dhe periodike një herë në 6 muaj atëherë mbrojnë me 95% përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe neurologjike duke krahasuar me ata që nuk dhurojnë gjak.” – u shpreh ajo.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Kryeministri Rama si dhurues i rregullt i gjakut, i cili tha se dhënia vullnetare e gjakut, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin.

“Ne e kemi traditë, një pjesë këtu që janë që nga bashkia e dinë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi duke dhënë gjak sepse dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk dhuratë më ripërtëritësese sesa dhurimi i gjakut. Çdo dhuratë ripërtëritëse, lum kush jep, jo kush merr, por gjaku është dhurata më ripërtëritëse sepse me dhënien e gjakut organizmi fiton një energji të re edhe nuk është se shmanget komplet plakja, por shtyhet për më tutje.” – u shpreh Kryeministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026