Vera sjell fluks virozash tek fëmijët, mjekët: Bëni kujdes nga temperaturat e larta
Stina e verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve në dyert e mjekëve pediatër. Më të prekur janë fëmijët nën 5 vjeç, ndërsa problematikat janë të shumta.
“Ka shtim të rasteve sidomos te fëmijët e çerdheve dhe te kopshtet”,-tha Sonila Brati, mjeke pediatje.
Jo të pakta janë rastet që mjekët trajtojnë on call, ose i orientojnë në qendrat verore.
“Ajo që ne vëmë re në fakt këto ditë janë temperaturat shumë të larta, predominojnë infeksionet e rrugëve sipër respiratorë, bajamet e qelbëzuara janë një nga problematikat që ne në fakt i hasim edhe në periudhën e dimrit por edhe në të verës. Gjithashtu ka pasur raste me të vjedha, diarre”,-tha mjekja.
Por kur vendi pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit afrikan, mjekja apelon për kujdes të shtuar, e këtë herë jo vetëm për fëmijët.
Në ditët e nxehta, mjekët rekomandojnë të shmangen daljet në orët e pikut, e ndërsa kërkojnë që të përdoren veshje të lehta dhe përdorim i kremrave me faktorë mbrojtës gjatë ekspozimit në diell.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit