Ekskluzive| Ish-eurodeputetja Doris Pack: E kënaqur që Berisha mori vulën e PD-së
Ish-eurodeputetje Doris Pack në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Euronews Albania”, tha se ishte e kënaqur që Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pack tha se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme.
Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.
“Mendoj se është një situatë shumë e çuditshme. Jam e kënaqur që Gjykata i dorëzoi vulën PD-së së Sali Berishës, e cila është një opozitë e vërtetë. Tani ka shansin që të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme dhe për të parë se kush punon për njerëzit dhe kush është europian.
Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi e kishte çuar Shqipërinë në një situatë kur kishte statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërsa sot ka shumë problematika në vend.
Uroj që vendi të bëhet më i fortë dhe t’i kushtojë vëmendje problemeve qoftë në vend, qoftë në Ballkan dhe që BE të tregohet më serioz në gjykimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin, në mënyrë që t’i gjykojë më mirë ato. Ndoshta opozita shqiptare mund ta qeverisë më mirë vendin”, tha Pack.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta