Euro 2024| Turqia mposht Gjeorgjinë me rezultatin 3-1
Turqia arriti të mposhtë Gjeorgjinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e sotme të Euro 2024 të zhvilluar në Dortmund të Gjermanisë.
Fillimisht ishin turqit që shënuan gol në minutën e 25-të me anë të Muldur dhe pas dy minutash nga goli i parë, ata realizuan sërish me Yildiz, por VAR e anuloi atë gol për shkak të pozicionit të parregullt.
Vetëm 7 minuta më pas, gjeorgjianët do të gjenin barazimin me anë të Mikautadze, duke e çuar rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë skuadra e Montellas mori sërish kontrollin e lojës, duke vendosur nën presion kundërshtarët.
Futbollisti i Realit të Madridit, Arda Guler, dhuroi një ‘perlë magjike’ me të majtën nga jashtë zonës duke dyfishuar shifrat në favor të turqve.
Turqia administroi mjaft mirë rezultatin, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës gjeorgjiane.
Në sekondat e fundit të lojës, përmes një kundërsulmi, Akturkoglu, shënoi golin e tretë për Turqinë, duke përfituar edhe nga dalja e portierit nga porta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk