Rrahën me shkop bejsbolli një 18-vjeçar, policia në kërkim të 5 autorëve në Korçë

19 Qershor 2024 | 18:33

Një 18-vjeçar është paraqitur pasditen e kësaj të mërkure në spitalin e Korçës pas lëndimeve që kishte marrë në kokë nga goditjet me shkop bejsbolli. Sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

5 autorë të përfshirë të larguar nga vendi i ngjarjes janë në kërkim nga ana e policisë, pasi dhunuan një 18 vjeçar me shkop bejsbolli në qytetin e Korçës.

Burime policore bëjnë me dije se sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale e më pas ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta si shkopat e bejsbollit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës ndërkohë që 18 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për t’u mjekuar për shkak të plagëve të marra por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije burimet nga spitali rajonal i Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026