Dilemat për drejtuesit politik të PD, ja qarqet me pikëpyetje në kampin opozitar

19 Qershor 2024 | 19:14

Zgjedhjet e përgjithshme nuk janë më shumë se 10 muaj larg, sipas afateve që përcakton Kodi Zgjedhor, e në kampin opozitar nuk duan të përsërisin gabimet e së shkuarës për të mos e vonuar më tej përcaktimin e drejtuesve politik.

Në kushte të reja tashmë pasi kanë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, subjekti që drejtohet nga Sali Berisha ka disa qarqe të rëndësishme ku ka pikëpyetja dhe dilema për figurat që do drejtojnë fushatën. Elbasani, Fieri dhe Korça janë tre qarqet më të rëndësishme, ku lidershipi i PD nuk ka gjetur një emër drejtuesi politik.

Me zgjidhjen e dilemës për Shkodrën që siç duket do i besohet Luçiano Boçit, por edhe me Lezhën që nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha nga drejtimi që pati në 2021-in, pikëpyetjet janë për dy qarqet e tjera të veriut, Kukësi dhe Dibra ku ndikim mund të ketë edhe veprimtaria e SPAK.

Në Durrës nuk priten ndryshime, me Bylykbashin që është i nominuar për ta drejtuar këtë qark. Pa ndryshime shikohet edhe Vlora, ndërsa në dy qarqet e tjera më të vogla të jugu, Berat dhe Gjirokastër mund të ketë disa afrime nga Tirana.

Ndërsa për qarkun më të rëndësishëm, Tiranën që për zgjedhjet e ardhshme mund të ketë edhe 2 deputetë më tepër, Partia Demokratike po shkon drejt një skeme me disa drejtues politik, duke e ndarë këtë qark me disa zona. 3 ose 4 pritet të jenë figurat kryesore të PD që do të drejtojnë fushatën e Tiranës.

Të gjitha këto dilema dhe pikëpyetje në kampin opozitar pritet që të marrin përgjigje brenda qershorit, kur pritet që të caktohen drejtuesit politik që më pas të nisin punën në terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026