Përballja me Spanjën| Ish-futbollisti: Kush duhet në sulm për një ndeshje ‘agresive’

20 Qershor 2024 | 16:01

Ish-futbollisti Andrea Marko ka bërë një analizë të Kombëtares shqiptare, para ndeshjes që pritet të zhvillojë me Spanjën.

Marko tha në një lidhje për “Euronews Albania” se Silvinjo do të duhet të qëndrojë një natë pa gjumë, për të bërë formacionin për ndeshjen e ardhshme.

Ai tha se ishte për Brojën dhe Hoxhën në sulm, për një ndeshje agresive dhe shtoi se Hasani dhe Mihaj janë disi të konsumuar.

“Për ndeshjen e djeshme dua të them se pjesa e dytë pati një tablo tjetër. Sepse skuadra jonë i është referuar pjesës së ruajtjes së rezultatit. Nëse minutat do kalonin deri në minutën 80 pa shënuar gol, atëherë janë skema të njohura që lojtarët vonojnë lojën. Nuk ia arritën dot këtij momenti.

Nuk besoj se dy ndërrimet e para ishin shumë efektive. Besoj se 5 minutat e fundit ishin shumë efektive, ku skuadra jonë u hodh komplet në sulm dhe pati besim shumë të madh për të arritur një rezultat i dëshituar nga shumë dashamirës të futbollit. Një ndeshje ku u prodhuan të treja rezultatet brenda 90 minutave.

Me pjesën e Spanjës besoj se mund të ketë ndryshime. Unë e pash edhe Mihën, pavarësisht se ai luan mirë, ka konsum. Hasani ka konsum sepse i mungojnë minutat në këmbë. Do të isha për Brojën në majën e sulmit ndaj Spanjës. Do të isha për Hoxhën në sulm, do të isha për Hoxhën në sulm nëse do t’i duhet të luajë nga minuta e parë, nëse duhet të jemi agresiv.

Sepse kjo ndeshja Itali-Spanjë mund të na vendosë në këndvështrime të tjera për ta analizuar ndeshjen. Për ndeshjen me Spanjën, Silvinjo nuk do flejë 24 orë, ai e analizon çdo lojëtar me imtësi, analizon ndeshjen e kundërshtarit. Dhe ai do të mbetet i pagjumë për të bërë formacionin dhe unë besoj se do të jetë formacioni më i mirë”, tha Marko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026