Dumani i tregon zyrat e SPAK, koordinatori amerikan habitet nga pirgu i dosjeve
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme dhe ka zhvilluar takime me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të BKH, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Ka qenë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili e ka pritur vetë zyrtarin e lartë amerikan dhe i ka treguar zyrat ku punojnë prokurorët.
Nga fotografitë duhet se Nephew ka mbetur i çuditur nga sasia e madhe e dosjeve që ndodhen në zyrat e SPAK dhe presin për t’u hetuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA ka ndarë lajmin dhe ka bërë të ditur se Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
Po ashtu në njoftim thuhet edhe se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë, që sipas tyre, po forcojnë demokracinë e Shqipërisë, teksa ajo përparon në rrugën drejt BE-së.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh