SPAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit

19 Qershor 2024 | 11:43

Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai drejt vendit tonë.

Kjo kërkesë e SPAK vjen pak ditë pasi Bami u ndalua në Dubai, lidhur me akuzat që rëndojnë kundër tij pas ‘zbërthimit’ të bisedave në aplikacionin Sky Ecc.

Durim Bami dyshohet të jetë një nga krerët kryesorë të grupeve kriminale në Shqipëri, që sipas bisedave, për ‘kokën’ e tij përllogaritet të paguheshin deri në 1 milionë dollarë.

Ishin disa grupe kriminale që nga Shkodra e deri në Vlorë që ishin bashkuar për eliminimin e Bamit, mes të cilëve grupi i Ervis Martinajt, Emiljano Shullazit, Avdylajve, etj, por pa rezultat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026