Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut/ Hoxha: Qeveri e luhatshme dhe ‘anti-perëndimore’

21 Qershor 2024 | 12:52

Analisti Ylli Hoxha, i ftuar në Euronews Albania komentoi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.  Ai tha se politika e Maqedonisë së Veriut po krijon në qeveri të luhatur e cila nuk ka orientim pro- perëndimor.

Hoxha krahasoi atë me Malin e Zi për sa i përket politikave anti- perëndimore dhe se kjo ndikon drejtpërdrejtë me tensionet në Ballkan.

Më shqetësojnë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut sepse konsideroj që dhe një shtet i NATO-s ka krijuar një qeveri të luhatshme sa i përket vlerave perëndimore dhe orientimit pro- perëndimor nuk ka nevojë fare të jetë zëvendës kryeministri i sapo emëruar, mjafton kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, me politikat e tij që i ngjasojnë më shumë frymës së Orbanit se kujtdo tjetër. Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i dytë që brenda një kohe të shkurtër po bën një kthesë ‘anti- perëndimore’. Pas Malit të Zi me këtë ritëm po ecën dhe Maqedonia dhe mendoj që një skenar jo i këndshëm do të ndodhë nëse vazhdon kështu”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026